Shtyhet seanca për Erion Veliajn/ Zbardhen diskutimet në sallë, Dumani: Burgjet nuk e kanë zbatuar urdhrin e gjykatës

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurit e tjerë është shtyrë për në 27 prill.

Në fillim të seancës, avokati i Veliajt kërkoi që gjykimi të mos vijojë, duke theksuar mungesën e njoftimit të plotë dhe të drejtën e klientit të tij për të marrë pjesë në proces.

Nga ana tjetër, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se i pandehuri nuk është njoftuar, pavarësisht urdhrit të gjykatës, duke vënë në dukje moszbatimin nga Drejtoria e Burgjeve.

Diskutimet në seancë:

Avokati i Veliajt: Së pari, ju duhet të garantoni të drejtën e çdo të pandehuri për t’u njoftuar dhe po ashtu faktin që zoti Veliaj nuk e ka shprehur vullnetin e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

Mendoj që nuk mund të vijojë gjykimi. Ndërsa, për sa u përket 24 fashikujve që ju si gjykatë theksoni që janë fashikuj që lidhen me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë, ne kërkojmë çdo fashikull, sepse janë të pandehur në një procedim të lidhur.

Altin Dumani: Marr në konsideratë rrethanën e relatuar, i pandehuri nuk është njoftuar, përpos faktit që gjykata ka urdhëruar njoftimin e tij. Na rezulton se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës.

Po ashtu, duhet të mësohet se përse Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës, sepse nuk është hera e parë dhe mosnjoftimi i të pandehurit po bëhet shkak për shtyrjen e seancës. Nëse ju si gjykatë vendosni të shtyni seancën, ju kërkojmë që të caktoni një datë sa më të shpejtë.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us