Shtyhet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, aktgjykimi më 20 korrik 2026

Shpallja e vendimit përfundimtar në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026.

Lajmin e ka konfirmuar për median kosovare, RTK, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Mishetiç, i cili ka treguar se informacioni i raportuar në media është i saktë.

“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë,” tha Mishetiç, duke theksuar se data e re e vendimit është caktuar zyrtarisht.

Vendimi përfundimtar ishte planifikuar të shpallej më 19 maj, brenda afateve të përcaktuara ligjore. Por, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues mund të ketë në dispozicion deri në 90 ditë për shpalljen e verdiktit, me mundësi shtyrjeje të mëtejshme deri në 60 ditë.

Që prej nëntorit të vitit 2020, 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi qëndrojnë të izoluar në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lajme të tjera |  Gazetari i njohur Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident rrugor!

Që nga prilli i vitit 2023 e deri në dhjetor 2025, në sallën e gjyqit janë paraqitur prova të shumta dhe janë dëgjuar dhjetëra dëshmitarë. Në këtë rast janë regjistruar rreth 155 viktima pjesëmarrëse. Prokuroria ka thirrur 125 dëshmitarë për të dëshmuar drejtpërdrejt, ndërsa 117 të tjerë kanë dhënë dëshmi me shkrim.

Ndërkohë, në shkurt të këtij viti, ish-krerët e UÇK-së, duke deklaruar pafajësinë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us