ZYRTARE/ Hoqi dorë nga pjesëmarrja në Champions League, Vojdova prezantohet tek skuadra e re

Mërgim Vojvoda është futbollisti më i ri i Udineses. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës zgjodhi që të kalojë tek fruilianët, pas përvojës 2-vjeçare me skuadrën e Comos.

Kjo është dhe aventura e tretë për 31-vjeçarin në Serie A, pasi më herët ai ka luajtur edhe për Torinon në sezonin 2020/21 ku qëndroi për 4 vite.

Edhe pse tek ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas e kishte të garantuar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, duket se Vojvoda ka vendosur të hedhë një tjetër hap në karrierë, duke mos e marrë në konsideratë këtë faktor.

Lajme të tjera |  Florin Bratu e nis me humbje te Partizani, të kuqtë mposhten në miqësore nga pretendentët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us