ZYRTARE/ Shok me sulmuesin e Kombëtares, klubi turk rikthen ish-in e Superiores

Valon Ethemi është rikthyer tek Sivasspor. Komunikimin e ka bërë vetë klubi turk përmes postimit në rrjetet sociale, ku shkruan se sulmuesi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit më shumë.

Fanellën bardhekuqe, 28-vjeçari e ka veshur edhe më parë në sezonin 2025/26, ndërsa këtë herë ai i bashkohet skuadrës për ta ndihmuar për objektivin drejt ngjitjes në elitë.

Te Sivasspor, Ethemi do të gjejë edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rey Manajn. Ky i fundit iu bashkua klubit më 3 shkurt të këtij viti dhe i shënoi 4 gola ndërsa dha edhe 1 asist në 7 ndeshje gjithsej. Minutat e pakëta të lushnjarit erdhën për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Hoqi dorë nga pjesëmarrja në Champions League, Vojdova prezantohet tek skuadra e re

Më parë, Valon Ethemi ka luajtur në Superiore për skuadrën e Kukësit, në sezonin 2017/28, ndërsa ka spikatur edhe në ekipe të tjera të Turqisë si Istanbulspor, Konyaspor dhe së fundmi me Igdir FK.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us