“Të ndërtojmë një të ardhme të sigurt”, trajneri Florin Bratu zbulon strategjinë te Partizani: Dua një skuadër që bazohet te grupi dhe empatia, të gjithë do kenë një shans

Partizani do të zbresë pas pak minutash për të zhvilluar miqësoren përballë Besës së Kavajës, e para në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Para këtij “testi”, ka folur shkurtimisht edhe trajneri Florin Bratu, i cili ka shpjeguar edhe me detaje si pret të paraqiten të kuqtë në fushën e lojës, ndërsa shtoi se të gjithë do të kenë një shans për të provuar veten në skemat e tij.

Si ka shkuar stërvitja këto kohë?

“Është shumë e rëndësishme edhe pse një ndeshje miqësore. Do mundohemi të ndërtojmë një skuadër që bazohet tek grupi, tek empatia, dëshira për të luajtur për njëri-tjetrin që të ndërtojmë një të ardhme akoma dhe më të fortë dhe më të sigurt.”

Përshtatja me lojtarët, stërvitjet nuk janë ndalur si në fushë ashtu edhe në palestër?

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Moti i keq i prish punë Spanjës, kombëtarja anulon stërvitjen e fundit prag finales

“Është momenti i përgatitjeve. Duhet të përgatitemi shumë mirë. Të jemi mirë fizikisht dhe teknikisht. Ky është objektivi im dhe pastaj është e qartë. Ata po stërviten shumë mirë, si nga ana intensive ashtu edhe ana e ritmit, fitojnë duele. Siç ju e dini kemi shumë lojtarë, dhe si trajner dua t’i jap shansin të gjithëve dhe për këto gjëra sot kam zgjedhur që të bëjmë këtë ndeshje për të parë gjendjen e skuadrës.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us