Sinan Idrizi nuk mjaftohet vetëm me Kërnajën, pas trajnerit Flamurtari zgjedh edhe drejtorin e ri sportiv

Pas emërimit të Oltijon Kërnajës si trajner, klubi i Flamurtarit ka nisur të “lëvizë gurët” edhe në kupolën drejtuese. Burime për “Newsport.al” raportojnë se kuqezinjtë kanë gjetur drejtorin e ri sportiv.

Atë rol te klubi vlonjat do ta marrë Fabjan Beqja. Ky i fundit i “jep duart” futbollit të luajtur në moshën 32-vjeçare dhe këtë herë rikthehet në Vlorë, por jo si lojtar, pasi do të marrë rolin e drejtorit sportiv.

EKSKLUZIVE/ Sinan Idrizi nuk mjaftohet vetëm me Kërnajën, pas

Fabjan Beqja

Një lëvizje surprizë kjo nga klubi i Flamurtarit, duke ia besuar merkaton një ish-i. Përsa i përket karrierës së tij futbollistike, Beqja e ka nisur me Teutën, ndërsa më tej është aktivizuar me Besën, Gjilanin dhe Flamurtarin.

Lajme të tjera |  Dy "ish"-ë tentuan rikthimin në Rrogozhinë, Egnatia i mbylli derën edhe yllit të Vllaznisë që ishte gati të linte Shkodrën (PRAPASKENAT)

Durrsaku tashmë do të ketë një detyrë aspak të lehtë, për të krijuar organikën që do të rikthente Flamurtarin në elitën e futbollit shqiptar. /Nikoll RAJTA/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us