Deputeti i PSë Taulant Balla, ka mbajtur një leksion ekonomie para disa pensionistëve mbi përfitimet që do kenë kjo shtresë dhe gjithë Shqipëria nga investimi në projektin e Zvërnecit.
Teksa Balla shpjegonte me duar e ke këmbë shifrat, 4 miliardë, 8 miliardë, 12 miliardë e përfitimet e ekonomisë, të pranishmit e dëgjonin dhe rrinin.
“Kur investohen 4 miliardë, vlera e tyre në ekonomi nuk është 4, është 8, është 12, sepse fillon qarkullimi. Do marri tullën, do marrë tjergullën, do marri çimenton, do marri pemët që do mbjelli se do mbillen pemë të tjera.
Ato quhen qarkullim dhe nuk janë më 4 miliardë dhe nëse ata thontë se do investojnë 4 miliardë, vlera e tyre në ekonomi është më e madhe. Që do të thotë, po ta bëj një llogari të trashë.
Vetëm TVSH 20% nga 4 miliardë, është 800 milionë, që shkojnë në buxhet të shtetit. Po nëse marrim 800 milionë më shumë në buxhet të shtetit, natyrshëm nuk do kemi më 250 milionë euro për pensionet por do kemi 500 milionë. Çohen ca tashi e thonë, jo nuk dua unë. Po kush je ti?” – thotë Balla.





