Drilon Hazrollaj ishte shumë pranë rikthimit në futbollin shqiptar, por transferimi te Tirana ende nuk është finalizuar.
Sulmuesi kosovar, i konsideruar si një nga talentet më premtues të Kosovës, vazhdon të jetë pjesë e Rapid Bukureshtit, edhe pse bardheblutë kanë avancuar ndjeshëm në negociatat për afrimin e tij. 22-vjeçari mbeti në stolin e rezervave në sfi dën Rapid – Sepsi, por nuk u aktivizua, ndërsa e ardhmja e tij mbetet një nga çështjet më të diskutuara në merkato.
Sipas mediave rumune, palët kanë diskutuar për një huazim njëvjeçar, por pengesa kryesore ka qenë formula fi nanciare e marrëveshjes. Tirana nuk ka pranuar të mbulojë të gjithë pagën e lojtarit, e cila raportohet të jetë rreth 9 mijë euro në muaj, ndërsa edhe opsioni i blerjes përfundimtare të kartonit nuk është konkretizuar për shkak të diferencave në ofertë. Rapidi donte 900 mijë euro, Tirana kishte ofruar më pak.
QËNDRIMI I TIRANËS – Te Tirana janë të bindur se lojtari do të jetë në Turqi. Megjithatë, në kampin bardheblu mbizotëron optimizmi se marrëveshja do të mbyllet dhe Hazrollaj pritet të bashkohet me Tiranën gjatë fazës përgatitore në Turqi. Sulmuesi shihet si një përforcim i rëndësishëm për projektin e ri të 26 herë kampionëve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë të rikthehen te objektivat madhorë pas një sezoni zhgënjyes.
Klubi kryeqytetas shqiptar, me 26 tituj kampion në histori, e mbylli sezonin e kaluar vetëm në vendin e gjashtë në kampionat, duke mbetur jashtë kupave të Europës. Hazrollaj, i konsideruar nga tifozët si “Rrahmani i ri”, është produkt i akademisë Ramiz Sadiku. Katër vite më parë ai u transferua te FC Malisheva, në Kosovë, ku shënoi 48 gola në 95 ndeshje.
Më pas u transferua te Rapidi me insistimin e Viorel Moldovan, për një shumë pranë 1 milion eurove, por aventura e tij në Rumani. Kastriot Telaku, menaxher i lojtarit ka pranuar se ai dhe futbollisti po shohin opsione të tjera, ndërsa marrëveshja me Tiranën nuk ka rënë. “Jo, marrëveshja ende nuk ka dështuar. Jemi në negociata. Klubet faktikisht janë pajtuar, por ne kemi edhe disa alternativa tjera që po i shohim” tha ai.





