Demokratët amerikanë në Dhomën e Përfaqësuesve do të kërkojnë një votim të mëtejshëm mbi një rezolutë për të kufizuar përdorimin e forcës ushtarake në Iran. Kjo u njoftua nga deputeti demokrat i Nju Jorkut, Hakeem Jeffries, dhe idhëheqës i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve.
“E tëra çfarë na duhet janë një ose dy republikanë të tjerë, dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për t’i siguruar ata”, tha Jeffries. “Kongresi duhet të votojë menjëherë për t’i dhënë fund luftës së pamatur të Donald Trump dhe për ta parandaluar atë që të na tërheqë në Luftën e Tretë Botërore”, shtoi ai.
Ndërsa udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, e quajti Donald Trump një “person jashtëzakonisht të sëmurë” në përgjigje të postimit të presidentit që kërcënonte se “një qytetërim i tërë do të marrë fund sonte” nëse Irani nuk arrin të përmbushë afatin e tij të orës 8 të mbrëmjes sipas kohës lindore për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
“Çdo republikan që refuzon të bashkohet me ne në votimin kundër kësaj lufte të pamatur merr përgjegjësi të plotë për çdo pasojë të çfarëdo që të jetë kjo”, shtoi Schumer.





