Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të larta në artikuj që lidhen me industrinë.

Në tremujorin e parë të vitit, industria e turizmit është në kulmin e përgatitjeve për sezonin e verës. Zakonisht në këtë periudhë kryhen blerjet për furnizimet e strukturave hoteliere, të cilat po shënojnë rritje nga viti në vit.

Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se importet e çadrave të diellit në sasi u rritën me 61% në janar-mars 2024 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Zhvillimi i turizmit po nxit edhe shërbimet e lundrimit me varka dhe anije të vogla, të cilat po bëhen të zakonshme në turizmin detar dhe liqenor. Të dhënat tregojnë se sasitë e importeve të varkave dhe mjeteve të lundrimit shënuan rritje me 79% në tremujorin e parë të vitit.

Lajme të tjera |  Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj "Kroaci-Shqipëri-Kosovë"! Ja me kë shtet po negocion

Gjithashtu importet e produkteve prej kashte shënuan rritje me mbi 45%. Rritje me mbi 15% pati edhe grupi “Mobileri, krevate, dyshekë, llampa etj”.

Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se, zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e importeve në produkte kryesore të konsumit në vend dhe sidomos tek ushqimet.

Në tremujorin e parë të vitit, importet e grupit të ushqimeve shënuan rritje me 22%, dhe në disa grupe si zarzavatet dhe frutat rritja ishte mbi 60%.

Ekspertët e sektorit analizojnë se, pjesa dërrmuese fitimeve të sektorit të turizmit ikën sërish jashtë vendit për importet e lëndës së parë që i duhen hoteleve dhe restoranteve. Nëse turizmi nuk lidhet me sektorë të tjerë të ekonomisë dhe sidomos me prodhimin, do të mungojnë përftimet me bazë të gjerë.

Lajme të tjera |  "E droguan, apo i çuan plumb në zarf"/ Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit dhe OSBE: Hetoni, ç'ka ndodhur me Veliajn?

Të dhënat tregojnë se paralelisht me rritjen e turizmit ka një dobësim të fortë të sektorit prodhues. Rritja e prurjeve valutore e ka dobësuar ndjeshëm euron vitet e fundit, duke iu ulur fitimet e eksporteve vit pas viti.

Eksportet e mallrave në vlerë pësuan rënie me 21% në tremujorin e parë të vitit, teksa linja të vogla dhe mesme të prodhimit janë futur në një proces falimenti masiv.

Zhvendosja e menjëhershme e ekonomisë nga prodhimi te shërbimet vlerësohet me kosto nga ekspertët pasi po rrënohet një përpjekje prej dy dekadash e produktit “Made in Albania”.

Ekspertët sugjerojnë se prodhuesit duhet të përshtaten me kërkesat e turizmit, por të dhënat tregojnë se sektorët gjejnë vështirësi që lidhen me njëri-tjetrin. P.sh., në vitin 2022 teka u pa një rritje fortë e njësive të akomodimit, kishte një rënie të fortë të bizneseve të mobilieve./Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us