“Turp, turp! Balluku duhet të ishte në burg”, nis me debate të forta sesioni i ri parlamentar

Ka nisur me debate të forta sesioni i ri parlamentar për vitin 2026.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha se ky sesion ka për synim, që në parlament të miratohen ligje që çojnë Shqipërinë sa më pranë BE-së.

Fjalën e tij e ndërpreu disa herë Gazment Bardhi, që ishte çuar në këmbë, bashkë më deputetë të tjerë të PD-së.

Bardhi përmendi disa herë fjalët “Turp, turp”, duke kundërshtuar duke kundërshtuar me tone të ashpra praninë e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallë,

Gazment Bardhi: Balluku duhet të ishte në burg. Turp, turp.

Niko Peleshi: Sot kemi hapjen e sesionit të ri. Mos bërtit. Uroj që ky vit të jetë vit i qetë institucionalisht dhe qytetarët të kenë një jetë më të mirë. Do ngjiresh kujdes. Dhe në këtë sesion të ri, parlamenti ka narrativë kryesore integrimin në BE.

Lajme të tjera |  “Berisha në burg, PD e shitur”, Berisha për thirrjet në protestë: Janë slogane të ekstremistëve të majtë

“Si s’u lodhe o burrë i dheut”, iu drejtua kryeparlamentari Gazment Bardhit, i cili bërtet gjatë gjithë kohës duke kërkuar “që PS të dorëzojë Ballukun te drejtësia”.

Peleshi nga ana e tij tha se gjuha e urrejtjes nuk mund të normalizohet në këtë mënyrë.

“Kuvendi duhet të jetë më profesional e europian”, tha ai.

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us