VIDEO/ 1 minut heshtje, lot, emocione dhe lule! Dueli Tirana – Flamurtari nis në mënyrën e veçantë në nder të vajzës së Freddy Alvarez

Tirana dhe Flamurtari po përballen momentalisht në “Selman Stërmasi”, në kuadër të javës së 21-të të Superiores. Kjo sfidë nisi prej orës 13:30.

Ndërkohë që gjithçka startoi në mënyrë të veçantë, me 1 minut heshtje, në nder të vajzës së futbollistit bardheblu, Freddy Alvarez, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.

Mesazh nga “Tirona Fanatics”, lule nga lojtarët e dy ekipeve dhe lotët, shoqëruan këtë moment mjaft të bukur. “U prehsh në paqe ëngjëlli Irina”, shkruhej në mesazhin e shpalosur nga tifozët.

Momenti emocionues: (VIDEO)
Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us