REZULTATI PËRFUNDIMTAR
VLLAZNIA 1-2 EGNATIA
77′ Qato – 38′ Sota, 88′ Adjesa
NGJARJET KRYESORE
90+16′ Mbyllet ndeshja, Egnatia fiton me rezultatin 1-2.
90+14′ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia.
90+11′ Kuro dëmtohet rëndë pas ndërhyrjes nga Fangaj. (VIDEO)
90+2′ Akordohen 11 minuta shtesë.
90+1′ Jorgji shkon në VAR dhe i heq Aleksit kartonin e kuq, por duke e kthyer në të verdhë. Rrjedhimisht Aleksi largohet sërish me karton të kuq. (VIDEO)
89′ Karton i kuq për Aleksin tek Egnatia pas përplasjeve në festën e golit.
88′ GOOOOL! Vllaznia 1-2 Egnatia/ Adjesa rikthen kampionët në avantazh. Kaos mes dy stolit të Vllaznisë dhe Egnatias. (VIDEO)
88′ Tandilashvili kontrollon topin e goditur nga Kallaku. Lojtari i Vllaznisë provoi direkt nga goditja e dënimit.
87′ Karton i verdhë për Aleksin tek Egnatia.
83′ Largohen Sota dhe Haime. Aktivizohen Albanese dhe Adjesa.
82′ Karton i verdhë për Tafilin.
77′ GOOOL! Vllaznia 1-1 Egnatia/ Emocione në “Air Albania”. Qato rikthen baraspeshën, pasi fillimisht Murataj goditi shtyllën. (VIDEO)
74′ Tafili merr vendin e Dodajt te Vllaznia.
73′ Bakajoko humbet rastin e artë për të mbyllur sfidën. Mala gaboi fillimisht, por është Pohls që mban në lojë Vllazninë. (VIDEO)
72′ Fangaj merr vendin e Alijev tek Egnatia.
68′ Gjuajtja e Kallakut përfundon jashtë. Për t’u harruar te Vllaznia.
68′ Pretendime për penallti te Vllaznia. Murataj rrëzohet në zonën e Egnatias. (VIDEO)
66′ Ruçi merr vendin Kryeziut tek Egnatia. Largohet po ashtu Gruda nga kampionët dhe vendin e tij e merr Selmani. Te Vllaznia është Murataj që merr vendin e Krymit.
64′ Goditje për t’u harruar e Qatos nga distanca. (VIDEO)
59′ Radha e Aleksit për të marrë ndihmën e stafit mjekësor.
57′ Egnatia tenton golin e dytë. Pohls devijon topin te Vllaznia. (VIDEO)
55′ Gruda ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
46′ Nis pjesa e dytë. Kuro dhe Qato aktivizohen te Vllaznia, largohen Jago dhe Gjini.
45+7′ Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia 0-1 Egnatia.
45+2′ Egnatia i afrohet golit të dytë. Goditja e Haime ndalet nga Pohls. (VIDEO)
45′ Akordohen 5 minuta shtesë.
38′ GOOOL! Vllaznia 0-1 Egnatia/ Kryeziu kroson dhe Sota dërgon topin në rrjetë. Tronditet ekipi i Martinit. (VIDEO)
31′ Egnatia i afrohet golit. Fernado merr një pasim nga Gruda. Drithërima pas gjuajtjes së brazilianit. (VIDEO)
30′ Gruda rrëzohet në zonën e Vllaznisë dhe kërkon penallti. Gjyqtari Jorgji e quan simulim. (VIDEO)
26′ Gurishta merr duartrokitjet e tifozëve ndërsa kalon pranë tribunës VIP. (VIDEO)
22′ Mala merr vendin e Gurishtës që nuk mund të vazhdojë pas dëmtimit nga Alijev. Vllaznia luajti për disa minuta me një lojtar më pak.
21′ Karton i verdhë për Balajn pas përplasjes me Kryeziun. Ky i fundit rrezikon kartonin e kuq tek Egnatia.
17′ Radha e Egnatia për t’u shfaqur rrezikshëm. Bakajoko rezulton në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
16′ Rinisi ndeshja dhe Dodaj shfaqet rrezikshëm. Gjuajtja e sulmuesit të Vllaznisë përfundon jashtë. (VIDEO)
12′ Karton i verdhë për Alijev pas goditjes ndaj Gurishtës. Edhe vetë Alijev ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO) + (VIDEO)
10′ Goditje për t’u harruar nga distanca e Dros te Vllaznia.
7′ Egnatia fiton këndoren e parë. Gjini largoi topin e rrezikshëm që u hodh në zonën e Vllaznisë.
5′ Karton i verdhë për Kryeziun tek Egnatia.
3′ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
1′ Nis ndeshja në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Gjini, Pusi, Çelikoviç, Jago, Dros, Krymi, Kallaku, Balaj, Dodaj
Trajner: Edi Martini
EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Poçi, Xhemajli, Sota, Haime, Kryeziu, Aleksi, Fernando, Bakajoko, Gruda
Trajner: Nevil Dede
GJYQTARËT E VLLAZNIA-EGNATIA
Gjyqtar kyesor: Enea Jorgji
Asistent i parë: Denis Rexha
Asistent i dytë: Rejdi Avdo
Arbitër i katërt: Erjon Bylykbashi
VAR: Juxhin Xhaja
AVAR: Emanuela Rusta





