Kanë përfunduar 6 sfidat e Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 31-të. Skënderbeu dhe Laçi kanë konfirmuar dhe zyrtarisht ngjitjen në Superiore pas fitoreve respektive përballë Kastriotit (4-0) dhe Pogradecit (2-0).
Edhe pse skuadra e Emiljano Çelës nuk ia doli të triumfojë në këtë transfertë, shanset e tyre mbeten reale për t’u kualifikuar si ekipi i tretë në elitë.
Fitore të rëndësishme ka marrë dhe Besa e Kavajës që ka mposhtur në transfertë 2-1 Apoloninë. Po në transfertë ka fituar dhe Iliria ndaj Lushnjes 3-0.
Në anën tjetër, Luftëtari merr një triumf shpresëdhënës për mbijetesën, pasi mposhti 2-0 Burrelin, ndërsa sfida mes Kukësit dhe Korabi përfundoi barazim 1-1
Më poshtë do t’iu njohim me rezultatet në kohë reale dhe për golashënuesit në secilën sfidë.
REZULTATET:
Laçi 2-0 Pogradeci (Bibo 3′, Jiakponna 62′)
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: BIba; Azizi, Kurti, Jiakponna, Tresa, Myrta, Muhammad, Bibo, Mjaki, Nerguti, Kalaj. Trajner: Naci Sensoy.
POGRADECI: Marin; Toshevski, Lesai, Ogunleye, Kazeem, Samake, Kasmollari, Zguro, Abazaj, Preknicaj, Shanaj. Trajner: Emiljano Çela.
GOLAT:
Goli i Jiakponna
Penalltia e Zguros, e pritur nga Biba
Goli i Bibos
Skënderbeu 4 -0 Kastrioti (Nasr 36′, 77′, Janaqi 37′)
Apolonia 1-2 Besa (Amagba 87’/ Spahiu 43′)
Lushnja 0-3 Iliria (Selmani 38′, Stafa 53′, Fofana 84′)
AF Luftëtari 2-0 Burreli (Zani 37′)
Kukësi 1-1 Korabi (Abiodoun 81′, Isteri 29′)





