VIDEO/ Barcelona “hakmerret” kundër Ateltico-s në Madrid, vendos goli i Lewandowskit! +7 nga Reali

Luftë” e vërtetë rezultoi ndeshja Atletico Madrid – Barcelona, e fituar 2 – 1 nga katalanasit.

Edhe pse Atletico shënoi e para me Giuliano Simeone, ekipi i drejtuar nga Hansi Flik, u tregua “gjakftohtë” dhe barazoi rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë me Marcus Rashford.

Në pjesën e dytë, Barça i rriti “dozat”, teksa goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 87-të me Robert Lewandowskin.

Një fitore me përmbysje, e cila e dërgon në kuotën e 7 pikëve para Real Madrid, ndërsa kanë mbetur edhe 8 javë nga mbyllja e sezonit në La Liga.

 

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us