VIDEO/ E djathta “vrastare”, Armando Broja rikthehet në versionin e “vjetër”! Shënon nga jashtë zone

Në një video të postuar në rrjetet sociale, klubi i Burnley tregon seancën e lojtarëve, të cilët tentojnë portën nga jashtë zone. Mes tyre u gjend edhe sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja.

24-vjeçari “shënjestroi” portën bukur me të djathtën, duke “tundur” rrjetën mike. Kjo pamje tregon qartë se shqiptari nuk i ka humbur reflekset para katërkëndëshit, madje në versionin e “vjetër”.

Broja ka kontratë me Burnley deri në verën e vitit 2030, ndërsa edicioni 2025-2026 nuk shkoi ashtu siç pritej, vetëm 1 gol dhe 2 asiste në 26 ndeshje.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ndryshim i papritur edhe për Mario Mitajn, firmoset kontrata 2-vjeçare me gjermanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us