VIDEO/ Egnatia “turpëron” Elbasanin në “Air Albania”! Kampionët të “pamëshirshëm” ndaj ekipit të Gvozdenovic, rrogozhinasit i bashkohen kreut të Superiores

Elbasani 0 – 4 Egnatia (Bakayoko 29′, 45+1′, Medeiros 45+3′, Aleksi 88′)

90+3′ – Egnatia “turpëron” Elbasanin me shifrat 4 – 0, mbyllet ndeshja në “Air Albania”.

88′ – Egnatia kapitullon Elbasanin, shënon edhe Albano Aleksi nga 11-metërshi në stilin “Panenka”.

64′ – Qendërmbrojtësi Arbenit Xhemajli shpëton mrekullisht Egnatian nga goli.

46′ – Nis pjesa e dytë.

45+4′ – Mbyllet pjesa e parë.

45+3′ – Kampionët “pa frena”, vjen edhe goli i 3-të me Medeiros.

45+1′ – Bakayoko “trondit” Elbasanin, 2 – 0 për Egnatian.

39′ – Ze Gomes merr goditje nga portieri Tandilashvili.

29′ – Gol fantastik nga sulmuesi Bakayoko, Egnatia kalon në epërsi.

17′ – Goditja e dënimit nga Jaime ndalet nga “muri” mbrojtës, e rrezikshëm tentativa e Kyeziut në zonë.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

1′ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis dueli mes Elbasanit dhe Egnatias. 

FORMACIONET ZYRTARE:

ELBASANI: Totoshi, Azemovic, A. Kasa, Lila, Musta, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Boye, Diallo, Ze Gomes. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

EGNATIA: Tandilashvili, Aliyev, Xhemajli, Poçi, Sota, Jaime, Aleksi, Kryeziu, Fernando, Gruda, Bakayoko. Trajner: Nevil Dede.

“Abissnet Superiore”: Final Four

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Juxhin Xhaja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us