VIDEO/ Fantastik Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares realizon supergol para syve të… Marko Rojs

Myrto Uzuni po kalon një moment të artë te skuadra e Austin në MLS, teksa mbrëmjen e djeshme, nxori nga repertori i tij një supergol, në duelin ndaj Los Anxhelos Galaksi, ku bën pjesë ish-sulmuesi i Gjermaninë, Marko Rojs.

uzunni

Uzuni rrëmbeu skenën në minutën e 85-të, ku me një gjuajtje të kalibruar në hyrje të zonës, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Goli i shqiptarit “vulosi” rezultatin 1 me 2 për skuadrën e Los Anxhelos Galaksi. Kjo ishte humbja e tretë në 7 javë për skuadrën e Austin, që nuk e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin. Për Uzunin ky ishte goli i dytë në këtë sezon të MLS.
Lajme të tjera |  “Malore” për Egnatian ende pa zbritur në fushë, koefiçientët “zbehin” euforinë e rrogozhinasve për kualifikim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us