N’Golo Kante nuk është më lojtar i Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Të hënën, mesfushori francezi vendosi t’i bashkohet Fenerbahces në Superligën turke, duke nisur një eksperiencë të re futbollistike.
Për kontributin e dhënë në 3 vite me Al-Ittihad, këta të fundit i kanë kushtuar një video emocionuese 34-vjeçarit. Kante fitoi kampionatin dhe Kupën me verdhezinjtë e Arabisë, aty ku pjesë është edhe mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj.
Te Fenerbahce, mesfushori francez ka firmosur për 2 vite, ndërsa në të njëjtën ligën ndodhen edhe dy lojtarët e Shqipërisë, Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani.





