Fisnik Asllani po kalon një sezon të shkëlqyer me Hofenheimin. Sot shënoi dhe asistoi, ndërsa ekipi i tij fitoi në transfertën e Heidenheim me rezultatin 2-4.

Asllani asistoi fillimisht me thembër në minutën e 26-të. Më pas goli personal erdhi për rezultatin 0 me 3, në fillimin e pjesës së dytë.
Hofenheim mban vendin e tretë dhe vazhdon të ëndërrojë pjesëmarrjen në Champions. Asllani si protagonist i ekipit regjistron tetë gola dhe pesë asistime në Bundesligë.
Asisti i Fisnik Asllanit: (VIDEO)
Goli i Fisnik Asllanit: (VIDEO)





