VIDEO/ “Goli i karrierës” te Trabzonspor, gjigantët turq “karikojnë” Ernest Muçin në ditën speciale

Dita e sotme për sulmuesin e Shqipërisë Ernest Muçi është e shënuar, pasi feston ditëlindjen, teksa mbuhs 25 vjeç. Klubi i Trabzonspor nuk kishte se si  të qëndronte në “heshtje”.

Gjigantët turk, krahas mbishkrimit “golat e ditëlindjes”, kanë “servirur” 4 golat më “anormal” të Muçit me skuadrën nga Trabzoni.

Edhe pse është në “lule” të “shpërthimit” në arenën evropiane të futbollit, goli i bomberit shqiptar kundër Konyaspor më 29 nëntor nga viti i kaluar, mund të konsiderohet si më i bukuri në karrierën e deritanishme.

Gjatë këtij sezoni me Trabzonspor, ish-sulmuesi i Tiranës grumbullon 13 gola dhe 8 asiste në 29 ndeshje, Superliga dhe Kupa e Turqisë.

Lajme të tjera |  “Malore” për Egnatian ende pa zbritur në fushë, koefiçientët “zbehin” euforinë e rrogozhinasve për kualifikim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us