VIDEO/ Në Durrës kënaqen me 1 pikë! Teuta dhe Dinamo s’dinë të shënojnë gol, paqe në “Niko Dovana”

Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-0.

Edhe pse raste kishte nga të dyja krahet, asnjëri s’e gjeti dot rrugën e rrjetës. Kështu, në stadiumin e Durrësit “djemtë” e Dobit dhe ato të Ilir Dajës u ndanë në paqe.

Dinamo shkon në kuotën e 33 pikëve dhe ngjitet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër me 26 pikë të grumbulluara, Teuta mbetet e 5-ta në renditje.

Teuta 0 – 0 Dinamo

Abissnet Superiore: Java 19
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Përgjoni, Jazxhi, Kotobelli, Maçolli, Wotlai, Toli, Boçi, Jurgens, Fadairo, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.
DINAMO: Teqja, Teixeira, Dita, Qefalija, Qardaku, Neziri, Vila, Bregu, B.Berisha, Guindo, Nani. Trajner: Ilir Daja.

Lajme të tjera |  Miliona euro të çuara dëm, sulmuesi i Realit gati të “paketojë valixhet”

LIVE:
90+4′ Arbitri Juxhin Xhaja ndëshkon me karton të kuq Kotobellin.
90+4′ Mbyllet 0-0 ndeshja.
64′ Jurgens i Teutës shfaqet përsëri rrezikshëm.

61′ Rast i mirë për Maçollin, mesfushori i Teutës s’godet siç duhet.

45+2′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
30′ Goditje e bukur nga Jurgens, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

21′ Jazxhi shfrenon fantazinë, del në sulm duke dribluar dhe shkakton faull.

8′ Qardaku tenton nga goditja e dënimit, topi shkon jashtë.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Teutës dhe Dinamos.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us