Një nëndetëse amerikane fundosi një fregatë iraniane në brigjet e Sri Lankës.
Departamenti i Luftës i SHBA-së publikoi një dokument video të momentit kur nëndetësja shënjestron dhe torpedon fregatën iraniane:
Autoritetet e Sri Lankës kanë njoftuar se kanë shpëtuar 32 persona që ishin në anije dhe kanë nxjerrë disa trupa nga deti.
Burime të marinës dhe ministrisë së mbrojtjes të Sri Lankës thanë se anija, e cila kishte një ekuipazh prej 180 personash, u sulmua nga një nëndetëse dhe rreth 140 persona rezultojnë të zhdukur pas incidentit në brigjet e vendit në Oqeanin Indian.
Fregata po kthehej nga një stërvitje, në të cilën ishte ftuar nga India.





