Skuadra e Tiranës mori fitore fenomenale kundër Partizanit në derbi. Edhe pse bardheblutë e kryeqytetit e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, gjetën forcën për të përmbysur rezultatin dhe marrë 3 pikë tepër të rëndësishme për garën e mbijetesës, ndeshje në vigjilje të javës së 33-të në Superiore.
Festimet te kampi i Tiranës nuk kanë munguar. Megjithatë në një video, dallohet qartë ku lojtarët e “rekordmenëve” bëhen bashkë dhe këndojnë njëzëri më tifozët kore ofenduese ndaj Partizanit si:
“Partizani t’q*** r*** o hej!”. Skenë e tillë nuk lë shije aspak profesionistësh te grupi i futbollistëve bardheblu, pavarësisht rivalitetit. Pritet me interes ndëshkimi apo masa e marrë prej Disiplinës për këtë rast të paprecedentë.





