VIDEO/ “Për Kosovën, për Kosovën!” Shtrirja në fushë dhe lotët e Vedat Muriqit prekin edhe La Ligën

Sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi, arriti jo vetëm të “shkund” portën e Real Madrid në La Liga, por edhe t’i jap fitoren ekipit të tijë kundër “Galaktikëve”.

Pas një topi në hyrje të zonës, bomberi shqiptar nuk “fali” dhe shënoi në “frymën e fundit”. Edhe pse pritej festë legjitime pas një konkretizime me kaq peshë, Muriqi u shtri në fushë dhe nisi të qajë me dendësi.

Edhe pas këtij momenti, ai nuk mundi t’i mbante lotët, ndërsa nga shokët e ekipit dëgjohej fraza “për Kosovën, për Kosovën”. Kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale të La Liga-s, faqja zyrtare e ligës elitare në futbollin spanjoll.

Lajme të tjera |  Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh, flet menaxheri: Ja si qëndron e vërteta

Skena në fjalë është tregues i qartë se Muriqi e ka “plagë të freskët” eliminimi nga Turqia në “Play-Off”-in e Botërorit kundër Turqisë, ndërsa i vuan komentet e tifozëve, të cilët shkuan deri në atë pikë sa e cilësuan si “tradhtarë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us