VIDEO/ Shqipëria në “BLACK-OUT” para Polonisë, Kristjan Asllani largohet nga fusha mes dhimbjesh të FORTA! Nuk ka “qetësi” për Sylvinhon

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, me siguri nuk ka qenë shumë i lumtur kur ka parë ndeshjen e sotme mes Beshiktashit dhe Kasëmpasha në kampionatin turk.

bandicam 2026-03-19 19-45-42-935

Tekniku i kuqezinjve prite që të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet play-off të Botërorit 2026 të shtunën dhe ka pësuar dëmtime të njëpasnjëshme të disa lojtarëve kyç. Pamjet e sotme të Kristjan Asllanit duke dalë nga fusha e lojës në pjesën e dytë, padyshim që duhet të kenë shqetësuar trajnerin e Kombëtares.

Futbollisti ishte titullar në radhët e Beshiktash dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Por pak sekonda para se të linte fushën e lojës për t’u zëvendësuar rregullisht në minutën e 71-të, ai mori një goditje në këmbë dhe doli më pas duke shtrënguar dhëmbët e çaluar dukshëm.

SHIH VIDEON

Lajme të tjera |  Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

Padyshim në stafin e kuqezinjve shpresojnë që kjo të jetë vetëm një goditje pa pasoja për Asllanin, i cili është i padiskutueshëm në mesfushën e Kombëtares dhe vetë trajneri Silvinjo i ka besuar atij orientimin e ekipit në të dy fazat e lojës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us