VIDEO/ Spektakël dhe 3 gola ndaj Bolonjës, Milani nuk i ndahet kryesuesve të Interit

Milani shkëlqeu me 3 gola kundër Bolonjës, në duelin e vlefshëm për javën e 23-të të Serisë A, duke vijuar me hapa të sigurt në ndjekje të kryesuesve të Interit.

milan

Golat e Loftus-Çik dhe Nkunkut në minutat 20 dhe 39-të, i dhuruan avantazhin e dyfishtë milanistëve në pjesën e parë, ndërkohë që për të “vulosur” sfidën mendoi Rabio në minutën e 48-të.

Ky ishte triumfi i 14-të në 23 javë për skuadrën e Alegrit, që e shikon veten në kuotën e 50 pikëve, 5 më pak se kryesuesit e Interit.

Duelin e radhës Milani do e luajë në transfertë ndaj Pizës, ndërkohë Bolonja e vendit të 10-të, pret Parmën.

FT BOLONJA-MILAN 0-3

Loftus Çik 20′, Nkunku 39′ (p), Rabio 48′

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

GOLI I RABIO: VIDEO 

GOLI I NKUNKUT ME PENALLTI: VIDEO 

GOLI I LOFTUS ÇIK: VIDEO 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us