VIDEO/ Tedi Cara lëshon “bombën” e radhës në Premier League, goditja e ish sulmuesit të Partizanit shkon “rraketë” drejt rrjetës

Oleksandryia është duke fituar në transfertë përballë Rukh Lviv, në ndeshjen e fundit të Premier League-s ukrainase, me pjesën e parë që ka përfunduar 0-2.

Një prej golave të shënuar mban firmën e Tedi Carës, sulmuesit të miqve që shënoi një supergol në minutën e 7-të të takimit pas krosimit perfekt të Vlasyuk.

Edhe pse skuadra e tij ka siguruar dhe praktikisht rënien nga kategoria, asgjë s’e ndal ish-sulmuesin e Partizanit të tregojë aftësitë e tij vrastare në fushën e lojës.

Goli i Tedi Carës

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us