Pas replikave të forta në foltore, deputeti socialist, Erion Braçe, shkoi drejt vendit ku qëndron i ulur Sali Berisha.
Në atë moment, lideri i PD-së i tregoi diçka socialistit në tabletin e tij.
Nga pamjet e Kuvendit, u duk se replikat mes tyre vazhdonin edhe në atë moment.
Braçe i është afruar Berishës duke i afruar një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane.
Ky reagim i deputetit erdhi pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.





