Xhuliano Skuka prezanton “RIKTHIMIN” e bujshëm te Partizani, “fërkon duart” trajneri Kërnaja

Skuadra e Partizanit vazhdon me seancat përgatitore në vigjilje të ndeshjes kundër Flamurtarit, e planifikuar në datën 22 shkurt, stadiumi “Flamurtari”, java e 25-të.

Lajmi i rëndësishëm për “Demat e Kuq” është rikthimi në stërvitje me ekipin kryesor të sulmuesit Albers Keko. Duket se 24-vjeçari e ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është gati për të kontribuar nën urdhërat e trajnerit Oltijon Kërnaja, ndërsa Superiorja ka hyrë në “fazë të nxehtë”.

Keko nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin prej datës 10 korrik 2025, sfida kundër Kalju, kualifikueset e Conference League.

“Sinjali” pozitiv është se Albers Keko po integrohet gradualisht në stërvitje, ndonëse nuk ka një datë të saktë rikthimi, pasi edhe mungesa e gjatë jashtë fushave prej 7 muajësh kërkon kohën e vetë për të kapur ritmin.

Xhuliano Skuka prezanton “RIKTHIMIN” e bujshëm te Partizani,

“Story” i Xhuliano Skukës
Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us