Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Në mbledhjen e Këshillit të Partisë, Kurti mori mbështetjen e delegatëve e nga aty, kërkoi 60% të votave të qytetarëve të Kosovës.

“Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, tha Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes zgjodhi që edhe njëherë të fajësojë partitë opozitare për bllokadën dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme që vijnë për shkak të mungesës së konsensusit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sa i përket kësaj çështjeje, Albin Kurti deklaroi se pas zgjedhjeve do bashkëpunojnë me partitë për të zgjedhur një president jopartiak.

Lajme të tjera |  Gazetari i njohur Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident rrugor!

“Pas zgjedhjeve sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet e kompetencë”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us