ZYRTARE/ 400 mijë euro! Ish-sulmuesi i Partizanit “tradhton” kryeqytetasit dhe kalon te nënkampionët

Tedi Cara është bërë me klub të ri. Ish-sulmuesi i Partizanit është prezantuar te LNZ Cherkasy në Premier League të Ukrainës. Anësori 26-vjeçar i ka dhënë fund aventurës te FC Oleksandriya, pra kalim te rivalët, ndërsa shuma e këtij transferimi përkon me 400 mijë euro.

Në sezonin 2025-2026, LNZ Cherkasy e mbylli në vendin e 2-të, pra nënkampionë, çka do të thotë se ata kanë shansin për të marrin pjesë në grupet e Conference League.

Ditët e fundit, qarkulloi masivisht në mediat ukrainase, se Cara ishte shumë pranë Dynamo Kyev, por gjithçka ka ndryshuar në fund. Sulmuesi durrsak ka lënë “gjurmë” me Partizanin, teksa ka fituar Superioren dhe Superkupën e Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Prej 8 ditësh me ekip të ri, Vllaznia kujtohet më në fund për Melos Bajramin (REAGIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us