Musa Kambi është futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Mesfushori 28-vjeçar vendosi që të largohej nga FC Prizreni, për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.
Ndërkohë që më herët, mesfushori me origjinë nga Zambia është aktivizuar me ekipin tjetër nga Kosova, Phoenix. Por mund të cilësohet si lojtar “anonim” pasi para vitit 2024, nuk figuron karrierë për të. Lajmin për këtë transferim, e ka bërë të ditur vetë klubi lezhjan në rrjetet sociale.
NJOFTIMI:
Mirëseerdhe, Musa Kambi! KF Besëlidhja njofton e afrimin e Musa Kambi, i cili bashkohet skuadres për sezonin e ri. Mesfushori 28-vjeçar nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e KF Besëlidhjes.





