ZYRTARE/ Dikur merrte “zvarrë” rivalët në Superiore, ish-mesfushori i Tiranës mesazh publik kuqebluve

Agustin Torassa nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Afragolese. Mesfushori 37-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me ekipin italian të Serie D, pasi ka luajtur 3 vite me ta.

Kujtojmë se argjentinasi është emër i njohur edhe në Shqipëri, pasi në të shkuarën ka luajtur me Partizanin, Tiranën dhe Flamurtarin. Ndërsa lajmin për largimin nga Afragolese, e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetet sociale.

POSTIMI:

Pas tre vitesh, ka ardhur koha të them lamtumirë. Dua të falënderoj sinqerisht të gjithë shokët e mi të ekipit, trajnerin dhe të gjithë stafin teknik, fizioterapistët, punëtorët e magazinës, ekipin e komunikimit dhe të gjithë ata që punuan me mua çdo ditë dhe ndanë këtë udhëtim. Do të mbaj me vete kaq shumë kujtime dhe kaq shumë momente të veçanta.

Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin dhe familjen e tij për mënyrën se si më pritën dhe më trajtuan gjatë viteve. Faleminderit edhe menaxhmentit për udhëtimin që ndamë. Së fundmi, një falënderim i veçantë për të gjithë tifozët, dashuria dhe mbështetja e të cilëve më kanë bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpi. Ju uroj, ashtu siç i uroj të gjithë klubit, fat të mbarë dhe shumë suksese në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka, Afragola!

Lajme të tjera |  Nga Skënderbeu i Korçës te “përplasja” me Harry Kane në Kupën e Botës, historia e pabesueshme e mesfushorit afrikan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us