ZYRTARE/ Ilir Daja bëhet me “krahë” para Europës, Dinamo transferon sulmuesin me karrierë në Portugali dhe Holandë

Së fundmi, klubi i Dinamos ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e sulmuesit Ruben Silva-Richards. 22-vjeçari kanadez ka luajtur në Portugali dhe Holandë, ndërsa ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë në fazën ofensive te ekipi i drejtuar nga Ilir Daja.

Ky përforcim, “blindon” sulmin te “blutë” e kryeqytetit, para ndeshjes me Astanën në Conference League.  “Mirë se erdhe, Ruben Silva-Richards!

FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me klubin portugez Estoril për transferimin e sulmuesit Ruben Silva-Richards.

Lojtari 22-vjeçar, i formuar në futbollin portugez dhe me eksperiencë edhe në atë holandez si pjesë e ADO Den Haag, vjen te Dinamo pas aktivizimit së fundi me Ferizajn, duke sjellë cilësi, shpejtësi dhe potencial në repartin ofensiv.

I urojmë Rubenit mirëseardhjen në familjen dinamovite dhe shumë suksese me fanellën blu! Mbetemi maksimalisht të impenjuar për të pasur një skuadër sa më të fortë në Europë dhe në të ardhmen…”, ka shkruar klubi i Dinamos.

Lajme të tjera |  Destinacion surprizë në merkato, askush nuk do e mendonte në fillim për Kristjan Asllanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us