Bersant Celina mbetet pa ekip. Mesfushori 29-vjeçar ka rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit me suedezët e AIK dhe tani është lojtar i lirë në tregun e transferimeve.
Me AIK, Celina luajti prej janarit të vitit 2024 deri në verën e këtij viti. Ai mori pjesë në 93 ndeshje, duke ia dalë që të gjejë 16 herë rrugën e rrjetës dhe të asistojë në 14 gola të tjerë.
Ndërsa tani, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës mbetet pa ekip dhe “okazion” në merkato.
Kujtojmë se Celina e ka nisur karrierën në Norvegji me Godset. Ndërsa më vonë është aktivizuar për Manchester City, Twente, Ipswich, Swansea, Dijon, Kasimpasa dhe Stoke City.





