ZYRTARE/ La Holandën për Superioren, klubit bardhezi i bëhen “shkrumb e hi” 350 mijë euro

Mbrojtësi i krahu të djathtë Agan Mjaki ka njoftuar në rrjetet sociale, se ka mbyllur aventurën profesionale te ekipi i Laçit. 23-vjeçari në verën e vitit 2023, iu bashku ekipit kurbinas (periudhë kur skuadra në fjalë militonte në Superiore), ndërsa më herët kishte luajtur në Holandë.

Gjatë këtij sezoni me bardhezinjtë e Laçit, Mjaki ishte prezent në 31 ndeshje të Kategorisë së Parë, e shoqëruar edhe me 5 asiste.

Për presidencën e klubit, largimi flas vjen në trajtë” goditje”, pasi kartoni i Mjakit vlen jo pak, por 350 mijë euro, ndër më të shtrenjtët në skuadër. Trajneri Shensoi, duhet t’i bëjë mirë llogaritë për Superioren, pa mbrojtësin e krahut, i cili u kthye në lider.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Tirana e frikshme, prezanton edhe futbollistin që luan me kombëtaren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us