ZYRTARE/ Sylvinho s’e preferoi kurrë, futbollisti i Kombëtares çudit dhe firmos me klubin gjerman

Enis Çokaj është futbollisti më i ri i Bochum. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Panathinaikos, për të nisur një aventurë të re në Bundesliga 2 gjermane.

Duke qenë se kontrata e tij me grekët skadonte në qershor, ai është lënë i lirë për të firmosur sot. Megjithatë, një kalim me dokumenta të plota do të bëhet me 1 korrik.

Me klubin e ri, Çokaj ka firmosur një kontratë dy vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Kujtojmë se karriera e Çokajt ka nisur te Vllaznia, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe për ekipe si Lokomotivë Zagreb, Laçi, Panathinaikos, Osijek dhe Levadiakos.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

Me Kombëtaren shqiptare, Çokaj ka 6 ndeshje, të gjitha në kohën kur ishte trajner Edoardo Reja. Ai i ftua edhe në peridhën e trajnerit Sylvinho, por braziliani s’e preferoi t’i jepte asnjë minutë në fushë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us