ZYRTARE/ Vlen 150 mijë euro, mesfushori bullgar përforcon nënkampionët e Superligës

Stanislav Petkov është futbollisti më i ri i Ballkanit. Mesfshori bullgari vendosi që të largohej nga sllovenët e Tabor Sezana, për të nisur një aventurë të re me nënkampionët e Superligës së Kosovës.

Me klubin e ri, Petkov ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit. Ndërkohë që vlen të përmendet se vlera e 21-vjeçarit në “Transfermarkt”, është 150 mijë euro.

NJOFTIMI:

FC Ballkani vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar, tani duke transferuar mesfushorin bullgar Stanislav Petkov. 21 vjeçari, i cili vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven, do të jetë një lojtar i ri i rëndësishëm në ekipin tonë.

Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit te Tabor Sezana, ai është gati për aventurën e re me ne. Mirësevjen në Suharekë, Petkov! 

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us