Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se flamingot dhe sorrat me korbat i ndanë fakti se të parët duan një Shqipëri më të mirë, ndërsa të dytët duan horrllëk dhe dhunë.
Në videon e publikuar, Rama ka ndarë edhe një moment kur Gashi mbështet Sali Berishën, ndërkohë që krahas postimit, Kryeministri shkruan se qytetarët do të marrin atë që kërkojnë, ndërsa korbat e sorrat do të marrin atë që meritojnë.
“Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën! Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat,” shkruan Rama në Facebook.





