Erion Braçe sherr online me studenten e Gazetarisë: Shko moj këllirë rrugësh

Protesta e mbajtur ditën e djeshme para selisë së Kuvendit u shoqërua me incidente, pasi aktivistët qëlluan me vezë në drejtim të deputetëve. Kjo duket se ka revoltuar deputetin socialist Erion Braçe, i cili deklaroi se ligjvënësit u rrezikuan nga protestuesit.

Pas këtyre deklaratave, Braçe u përball me kritika të ashpra në komentet e rrjeteve sociale.

Ai ka sulmuar aktivisten dhe studenten e Gazetarisë, Irini Myftaraj.

Braçe i ka dërguar një mesazh aktivistes, duke iu drejtuar me fjalët: “Shko moj këllirë rrugësh“, duke përdorur një gjuhë fyese ndaj saj.

Myftaraj ka vendosur ta publikojë mesazhin e Braçes në një postim në Instagram, ku i ka kthyer edhe një përgjigje politikanit socialist.

Lajme të tjera |  “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

Ajo hedh akuza se ai ndjek aktivistët përmes adresave false në rrjetet sociale, ndërsa nuk ngurron ta quajë edhe “shushunjë”.

Të thash në komente ta them e publikisht . Ty prandaj të ka lënë Zoti aq”, shkruan aktivisjtja.

Postimi i plotë i studentes

Do shkoj në shesh në 19:00 këllirë parlamenti.

E di që na ndjek me account fake o shushunjë.

Të thash në komente ta them e publikisht .

Ty prandaj të ka lënë Zoti aq. Ju trembën veztët ju? Na tregon ti për deputetet gra , po gratë e protestës që panë terror nga policia, nga civila si Roki?!

Lexo nenin 47 o vemje. Edhe nenin 22. JU NA GODITËT. JU PROVOKUAT.

Lajme të tjera |  "Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki", Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

Kjo është DIKTATURË.

Po Zoti e fati është me ne. Dhe e mbajtëm aq mirë qestësinë. Ju doni luftë po ne kemi REVOLUCION.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us