Gazetari Ilir Demalia është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
Nga pamjet e publikuara, Demalia shfaqet me dëmtime në zonën e fytyrës dhe plagë pranë syrit, ndërsa më pas është marrë ndihmë mjekësore.
Vetë Demalia pretendon se sulmi nuk ka të bëjë me motive politike. Në kallëzimin që ka depozituar në polici, mësohet se Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar.
Ai pretendon se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë. Policia ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.







