Deputeti socialist: Shqipërinë do e bëjmë ne shqiptarët, jo protestuesit anti-shqiptarë. Ata do i hedhë në koshin e plehrave historia

Deputeti i PS-së Ardit Bido ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt ditën e djeshme para Kuvendit, ku protestuesit shfaqen duke diskutuar me deputetin dhe kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Bido shkruan se protestuesit që kërcënojnë e dhunojnë shqiptarët dhe presin me lëvdata Vangjel Dulen e Red Muçin, janë tradhtarë.

Më tej ai shton se është krenar dhe se Shqipërinë do e bëjnë me shqiptarët e thjeshtë dhe jo me dy deputetët opozitar.

“Shqip e troç: këta antishqiptarët që kërcënojnë e dhunojnë shqiptarë dhe presin me lëvdata Vangjel Dulen e Red Muçin, dy persona që urrejnë çdo çështje kombëtare, nuk janë protestues, janë TRADHËTARË!

Ndaj, jam krenar që kanë emrin tim në koshat e tyre, sepse në kosh të historisë do i hedhë historia me Dulra e Muçra bashkë!

Lajme të tjera |  Vendimi i papritur i Qeverisë: 50 mijë lekë të vjetra bonus për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja

Shqipërinë do e bëjmë ne shqiptarët, Dulen kryeministër ta mbajnë në ëndrrat e tyre shoviniste”, shkruan Ardit Bido.

Ndoshta dikush duhet t’i kujtojë se edhe Dule me Muçin janë shqiptarë, se ndryshe nuk mund të bëheshin deputetë.

Tradhtarë pastaj, është tjetër gjë se kush është!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us