“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabil

Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestat, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për stabilitet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian.

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Rexhaj u shpreh se gjatë protestave po vërehen shenja të humbjes së durimit nga ana e qytetarëve, ndërsa vlerësoi se kjo duhet të shërbejë si sinjal për qeverinë.

“Ka shkëndija të humbjes së durimit. Për mua nuk ka shumë rëndësi gjuajtja me vezë, por deklaratat më pas se nuk do të mbahet përgjegjësi për çfarë pritet më pas. Duhet thënë që po kalon në humbje durimi nga ana e protestuesve dhe kjo është me vlerë për qeverinë”, tha ai.

Lajme të tjera |  Denaj: Protesta duhet të qëndrojë paqësore, palët të ulen për të arritur një objektiv të caktuar. S’e kemi luksin të humbim asnjë ditë drejt BE

Sipas analistit, qytetarët protestojnë për problemet konkrete që hasin në jetën e përditshme, veçanërisht në raport me pushtetin vendor.

“Njerëzit në rrugë kanë dalë sepse duan të shkojnë në bashki dhe të mos kenë përballë një kryetar arrogant. Njerëzit e vrasin mendjen për pikën ku kanë kontaktin e drejtpërdrejtë me institucionet”, u shpreh Rexhaj.

Ai komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesave të qytetarëve, duke theksuar se politika duhet të jetë gjithmonë e gatshme të reagojë ndaj shqetësimeve të tyre.

“Rama po thotë se ai po i dëgjon qytetarët e vet. Por qytetari kurrë nuk është i kënaqur dhe gjithmonë ka të drejtë të kërkojë më mirë dhe politika duhet të përgjigjet”, deklaroi analisti.

Lajme të tjera |  “Kjo nuk është Shqipëria e re, ky është kaosi i ri”/ Protesta përpara Kuvendit, Braçe: Unë i zgjidh punët vetë, nuk i kam borxh kërkujt

Në përfundim, Rexhaj theksoi se ruajtja e stabilitetit politik mbetet një element i rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa vendi vijon rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us