VIDEO/ Harry Kane mposht i vetëm RD Kongon, “bisha” e Bayern Munich i jep Anglisë kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit

Anglia ka fituar përballë Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e vlefshme për 1/32-at e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mercedes-Benz”, përfundoi me shifrat 2-1.

Në fakt, RD Kongo e gjeti golin që në minutën e 7-të të sfidës me anë të Cipenga, duke mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh. Ndërsa për përmbysjen e madhe mendoi “bisha” Harry Kane.

Sulmuesi i Bayern Munich shënoi dy golat për të tijët, në minutën e 75-të dhe 86-të. Kështu, Anglia shkon në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, aty ku do të përballet me Meksikën, më 6 korrik në orën 02:00.

GOLAT:

Goli i Cipenga (Angli 0-1 RD Kongo)

Goli i Kane (Angli 1-1 RD Kongo)

Lajme të tjera |  VIDEO/ “Bisha” Haaland bën të tijën, Norvegjia kalon Bregun e Fildishtë mes spektaklit të 3 golave dhe vazhdon rrugëtimin në Botëror

Goli i Kane (Angli 2-1 RD Kongo)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us