Edhe Erion Braçe ka kundërshti për 4 mln euro që Qeveria dha për koncertin e Kanye West: Por kemi dhënë shumë para dhe për shëndetësinë

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar reagimet e shumta në rrjet dhe në përgjigje të kërkesave të shumta, që siç thotë ai, i kanë dërguar qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave, në lidhje me koncertin e këngëtarit Kanye West.

Ai thotë se edhe vetë ka rezerva për dhënien e 4 miliardë lekëve nga qeveria për të mbështetur këtë aktivitet muzikor, por nuk bashkohet me opinionin e qytetarëve që thonë se më mirë ato para të kishin shkuar për shëndetësinë, sepse atje nuk ka fonde.

“Po e perseris, vendimi per koncertin ka kundershti, per secilin qe kundershton legjitimetin lidhur me vendimarrjen, arsyet, menyren, sic edhe une; Por legjitimimi i tyre me shendetesine apo sektore te tjere, te pakten per kete vit buxhetor-me i madhi buxhet per shendetesine ndonjehere, nuk rri, nuk legjitimon gje”, shkruan Erion Braçe.

Deputeti socialist thekson se dita ditës, në Shqipëri po bëhet gjithnjë edhe më e vështirë të kesh një mendim e aq më tepër ta thuash atë.

“Shikoni, ne kete vend po behet e veshtire te kesh mendimin tend, tha shuash e publikosh eshte edhe me keq, nga cdo ane, nga cdo pale. Por e verteta nuk i ben dem kujt; e verteta ben mire, nuk demton”, vijon ai.

Reagimi i Braçes

KONCERTI 4.2 MLN € : SHENDETESIA 47.8 MLN € : BARNAT ONKOLOGJIKE 16 MLN €-KETA JANE NUMRAT

Lajme të tjera |  Vala e të nxehtit, meteorologia: Javën e ardhshme termometri do të shënojë 40 gradë celcius! Pas 20 korrikut mot i paqendrueshëm

Vendimi per te financuar pjeserisht me parate publike KONCERTIN E KANYE WEST eshte i debatueshem, ndaj po flitet-edhe ashper per te; i debatueshem nga pikpamja politike, morale, ekonomike gjithashtu; tek kjo e fundit me duhet ta them: nese e ardhura e shpejte nga ekonomia e ketij koncerti eshte qofte edhe 100€ me shume se sa financimi 4.2 mln € i Qeverise, vendimi eshte i justifikuar.

Politikisht, moralisht ka opinione te ndryshme, kundershtime  po te tilla, SIC EDHE UNE KAM KUNDERSHTIMET E MIA.

Ajo qe do lusja shume te degjohej ka te bej me te verteten. Shume ketu ne rjet, por edhe publikisht media me kane pyetur: Ti do financoje nje Koncert apo Shendetesise, Barnat, Femijet?!

Ja ju jemi, do pergjigjem;

Nje jave me pare, QEVERIA miratoi me Akt Normativ, NDRYSHIMET NE BUXHETIN E SHTETIT.

Akti sjell rritje te SHPENZIMEVE, ne te njejtin raport me TE ARDHURAT e shtuara-arketuara, pa shtuar BORXH.

SENDETESIA-pjese e argumentit ne debat, MERR NGA AKTI 47.8 MILIONE € PLUS-ME SHUME; ku shkojne?

15.5 MILIONE € shkojne per femijet me aftesi ndryshe-DYFISHIMIN E PAGESAVE PER TA dhe MBULIMIN E SIGURIMEVE SHOQERORE E SHENSETESORE per prinderit qe kujdesen per ta dhe jo vetem;

16 MILIONE € shkojne per BARNAT ONKOLOGJI SPITALORE;

Te tjerat shkojne per rritje pagash te mjekeve e infermiereve, pasisje te domosdoshme per egzaminime mjekesore e laboratore;

Lajme të tjera |  Hetimet për "sulmet me review", Berisha: Fushatë e organizuar nga patronazhistët, Rama po ndjek hapat e Ajatollahëve

Te gjitha keto jane mbi-plus-me shume se buxheti me i madh i shendetesise dhe posacerisht sherbimit onkologjik ndonjehre.

Patjeter, per shendetesine e sherbimin jetik shendetesor, keto para nuk do mjaftojne, por e verteta e akteve eshte kjo qe po lexoni-PARATE JANE SHTUAR SHUME ME TEPER NE SHENDETESI; do doja shume te ishin produktive, te kuronin me mire, shpetonin e shendoshnin sa me shume njerez ne nevoje shendetesore.

Parate e tjera?

Per PUNE e SHERBIME, nxitje te ekonomise urbane e rurale, ekonomise se mbrojtjes;

Per PENSIONET, indeksimin e pensioneve dhe shperblimin me qellim ndikimin ne shtim te te ardhurave te te moshuarve;

Per MBROJTJEN, detyrimet e NATO por edhe ekonomine e mbrojtjes;

Jane te gjitha ne AKT keto numra si SHPENZIME;

Eshte e verteta e shkruar.

Po e perseris, VENDIMI per Koncertin ka kundershti, per secilin qe kundershton legjitime lidhur me vendimarrjen, arsyet, menyren, sic edhe une;

Por legjitimimi i tyre me SHENDETESINE apo sektore te tjere, TE PAKTEN PER KETE VIT BUXHETOR-me i madhi buxhet per SHENDETESINE ndonjehere, nuk rri, nuk legjitimon gje!

Shikoni, ne kete vend po behet e veshtire te kesh mendimin tend, tha shuash e publikosh eshte edhe me keq, nga cdo ane, nga cdo pale.

POR E VERTETA NUK I BEN DEM KUJT; E VERTETA BEN MIRE, NUK DEMTON!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us