Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në 14 korrik do të zhvillohet Konferenca e 9-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se mbledhja që do të mbahet në Bruksel, në Këshillin e BE-së, do të mbyllen 3 kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
Ai nuk i ka kursyer as ironitë për deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar:
“SHQIPËRIA NUK NDALET.
Thanë negociatat u bllokuan;
thanë Samiti i NATO-s u anullua;
thanë qeveria u rrëzua;
thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”.”





