“Thanë që negociatat u bllokuan dhe qeveria u rrëzua”, Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në 14 korrik do të zhvillohet Konferenca e 9-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se mbledhja që do të mbahet në Bruksel, në Këshillin e BE-së, do të mbyllen 3 kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

Ai nuk i ka kursyer as ironitë për deklaratat e opozitës për bllokim të negociatave, duke shkruar:

“SHQIPËRIA NUK NDALET.

Thanë negociatat u bllokuan;

thanë Samiti i NATO-s u anullua;

thanë qeveria u rrëzua;

thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”.”

Lajme të tjera |  "Duan të bllokojnë mijëra llogari" - Berisha denoncon: Qeveria po përgatit terrenin për të mbyllur rrjetet sociale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us