ZYRTARE/ Nga Ballkani në Premier League, klubi anglez surprizon me trajnerin e ri

Ivan Juric është trajneri i ri i Southampton. Një vendim surprizë ky nga klubi anglez, që emëron trajnerin nga Gadishulli i Ballkanit. Ish-lojtari i Hajduk Split në Kroaci, tashmë do të jetë ‘timonieri’ i ri i ‘Shenjtorëve’.

Kroati do të nënshkruajë me Southampton një kontratë 1.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kujtojmë që më herët, Juric ka drejtuar ekipe si Roma, Torino, Verona, Genoa dhe Crotone.

Një ëndërr e realizuar për ish-mesfushorin 49-vjeçar që dikur luante në Ballkan, e tanimë do të stërvisë një skuadër në kampionatin më të fortë në botë.

Lajme të tjera |  “Ekipi bëri një ndeshje të madhe”, Uzuni: Na mungoi fati, të shikojmë ndeshjen me Letoninë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us