Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Publikohen për herë të parë pamjet nga brenda Postës Shqiptare në Durrës, ku abuzimi me fondet çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës së filialit Elisabeta Matajt, dhe la në arrest shtëpie ish-shefen e financave Valbona Dunin dhe ish-arkëtaren Paola Dana.

Nga pamjet, duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në arkën e filialit, ka marrë një shumë parash duke i futur në një thes dhe është larguar.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara duken edhe momente të tjera brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish- arkëtaren, Paola Dana.

Video e marrë nga Durrës Lajm:

Marrja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-shefes së Financës së Postës Durrës, Valbona Duni, duket se ka hapur një tjetër front hetimor.

Lajme të tjera |  "Mos do ndonjë post nga Edi Rama ti?!"/ Rakipi pyet troç Spahon pas qëndrimeve kur u largua nga PD

Dy ditë pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë ndaj saj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Filialit të Postës Durrës, Elisabeta Mataj, e cila ndodhet në masën “arrest në burg”, ka depozituar një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-shefes së Financës Valbona Duni.

Mataj, Duni dhe Paola Dana akuzohen nga prokuroria, pas kallëzimit të Postës Shqiptare, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us